Rregjistri i Pronareve Perfitues (RPP)

Nepermjet Ligjit 6/2022 per disa ndryshime dhe shtesa në Ligjin nr. 112/2020 “Për Regjistrin e Pronarëve Përfitues”të ndryshuar’ ka pesuar keto ndryshime:

  1. Shtyrja e afatit për raportimin fillestar të pronarëve përfitues nga subjektet raportuese ekzistuese, deri më 30.06.2022.

2. Falja e gjobave të vendosura për mospërmbushje në kohë të detyrimeve ligjore ndaj subjekteve raportuese ekzistuese lidhur me regjistrimin e pronarëve përfitues, me kusht që këto detyrime të përmbushen jo më vonë se data 30.06.2022.

  • Subjektet raportuese, të cilat përpara datës së hyrjes në fuqi të Ligjit kanë paguar gjobat që falen sipas parashikimeve të mësipërme dhe kanë përmbushur detyrimet përkatëse për regjistrimin e pronarëve të tyre përfitues, kanë të drejtë të aplikojnë pranë Qendrës Kombetare te Biznesit (“QKB”) për rimbursimin e shumave të paguara.

3. Aplikimi për regjistrimin e pronarëve përfitues nga subjektet raportuese të reja që regjistrohen në Regjistrin Tregtar, do të bëhet njëkohësisht me aplikimin për regjistrimin e personit juridik. Të dyja aplikimet do të realizohen në sportelet e QKB. Në rast se ky aplikim i njëkohëshëm për regjistrimin e pronarëve përfitues refuzohet për shkak të mangësive, subjektet raportuese duhet të riparaqesin aplikimin tashmë brenda 40 ditëve kalendarike.

  • Dhënien e mundësisë së pezullimit të aplikimit për regjistrimin fillestar, ndryshimin apo përditësimin e të dhënave, duke i dhënë subjektit raportues një afat prej 30 ditësh kalendarike për plotësimin e të metave që pengojnë regjistrimin, duke hequr kështu mundësinë e refuzimit të menjëhershëm.

4. Shtyrja e afatit për raportimin fillestar të pronarëve përfitues nga subjektet raportuese të reja që regjistrohen në Regjistrin e Organizatave Jofitimprurëse, tashme brenda një afati 40 ditor.

Gjobat

  • Në rastet e refuzimit të aplikimit për regjistrimin fillestar të pronarëve përfitues nga subjektet raportuese, që regjistrohen në regjistrin tregtar me pronësi indirekte, regjistrimi bëhet brenda 40 (dyzet) ditëve kalendarike nga data e refuzimit të
    aplikimit. Mosregjistrimi fillestar i të dhënave për pronarin përfitues të tij brenda këtij afati dënohet me gjobë në vlerën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë;
  • Në rastet e regjistrimit fillestar të pronarëve përfitues nga subjektet raportuese, që regjistrohen në Regjistrin e Organizatave Jofitimprurëse, regjistrimi bëhet brenda 40 (dyzet) ditëve kalendarike nga data e regjistrimit të subjekteve raportuese si person juridik. Mosregjistrimi fillestar i të dhënave për pronarin përfitues të tij brenda këtij afati dënohet me gjobë në vlerën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë;
  • Në rastet e refuzimit të aplikimit për regjistrimin fillestar të pronarëve përfitues nga subjektet raportuese, që regjistrohen në regjistrin tregtar me pronësi indirekte,
    regjistrimi bëhet brenda 40 (dyzet) ditëve kalendarike nga data e refuzimit të
    aplikimit. Mosregjistrimi fillestar i të dhënave për pronarin përfitues të tij brenda 40 (dyzet) ditësh pas përfundimit të afatit të përcaktuar dënohet me gjobë në vlerën 600 000 (gjashtëqind mijë) lekë;
  • Në rastet e regjistrimit fillestar të pronarëve përfitues nga subjektet raportuese, që regjistrohen në Regjistrin e Organizatave Jofitimprurëse, regjistrimi bëhet brenda 40
    (dyzet) ditëve kalendarike nga data e regjistrimit të subjekteve raportuese si person juridik. Mosregjistrimi fillestar i të dhënave për pronarin përfitues të tij brenda 40 (dyzet) ditësh pas përfundimit të afatit te percaktuar dënohet me gjobë në vlerën 600 000 (gjashtëqind mijë) lekë;
  • Në rastin e regjistrimit të ndryshimeve të të dhënave të pronarëve përfitues të subjekteve raportuese, regjistrimi bëhet brenda 90 (nëntëdhjetë) ditëve kalendarike nga data e ndodhjes së ndryshimit faktik. Mosregjistrimi i çdo ndryshimi në të dhënat e regjistruara, që depozitohen në regjistër, brenda afatit te percaktuar
    dënohet me gjobë në vlerën 400 000 (katërqind mijë) lekë;
  • Subjektet raportuese kanë detyrimin të ruajnë dhe të mbajnë të dhëna dhe dokumente shoqëruese të duhura, të sakta e të përditësuara, në bazë të të cilave përcaktohen pronarët përfitues të subjektit dhe lloji i kontrollit të pronarëve të
    tyre përfitues, mospërmbushja e këtyre detyrimeve ligjore përbën kundërvajtje administrative dhe dënohet me gjobë në vlerën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

Per me shume: https://parlament.al/Files/Akte/20220201134631ligj%20nr.%206%20dt.%2027.1.2022.pdf

Published by Mdb Finance ~Your Trusted Partner~

Accounting, Finance, Financial Reporting, Staff Leasing