Prill 2022

Lajmi 1

Ligji per Startup-et ose Ligji nr 25/2022 “Per Mbeshtetjen dhe Zhvillimin e Startup-eve”.

Startup është çdo individ, person juridik ose fizik, vendas ose i huaj, përfshirë nomadin digjital që synon të krijojë një model unik biznesi, produkt dhe shërbim dhe/ose teknologji inovative dhe ka potencial për ritje të shpejtë.


Statusi i startup fitohet ne momentin e plotësimit të një vetëdeklarimi në regjistrin elektronik të startup-eve dhe është i vlefshëm deri në 24 muaj nga vetëdeklarimi. Menjëherë pas regjistrimit do të gjenerohet numri unik dhe pasaporta e startup-it.
Lehtësuesi i startup-eve është cdo person fizik ose juridik qe ka si objekt aktiviteti ofrimin e trajnimeve ose mbështetjes në forma të ndryshme në fushën e inovacionit
dhe teknologjisë apo fusha të tjera të ngjashme si për shembull mentorë, këshilltarë, trajnerë, ofrues të asistencës gjatë zhvillimit të biznesit, qendrat e inovacionit dhe teknologjisë, organizatorët e eventeve, institucionet e arsimit parauniversitar, shkollat e arsimit profesional, institucionet e arsimit të lartë, organizatat ofruese të shërbimeve të konsulencës ligjore, financiare ose te biznesit, si dhe subjekte qe ofrojne financime alternative për startup-et si investime kapitale, skema voucher për inovacionin, dhe engjëj biznesi.


Statusi i lehtësuesit të startup-eve merret në momentin e plotësimit të një vetëdeklarimi në regjistrin elektronik të startup-eve. Menjëherë pas regjistrimit gjenerohet një numër
unik dhe pasaporta e lehtësuesit të startup-it.

Pa letër dhe parimi me tarifa zero
Ministritë dhe institucionet e tjera publike do të ofrojnë asistencë për startup bazuar në parimin “pa letër dhe tarifë zero”. Shërbimet që do të mundësohet pa tarifë do të përcaktohen nga Këshilli i Ministrave.

Per me shume: https://www.parlament.al/LibrariaAkteve/LibrariaAkteDetails/7650

Published by Mdb Finance ~Your Trusted Partner~

Accounting, Finance, Financial Reporting, Staff Leasing